×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Nuk paska qenë gjithmonë Sabian – këngëtari tregon historinë e trishtë që fshihet pas emrit të tij të vërtetë

    Insajderi
    31 October 2022 - 10:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në një intervistë të fundit, Sabian Mejdini ka treguar shumë detaje nga jeta e tij personale, që nga momentet më të vështira dhe deri te karriera.

    Që në nisje të intervistës në emisionin “S’e luan Topi”, këngëtari i prekur tregoi se e ka ndërruar emrin vetëm që të ndiente se nëna e ndjerë ishte pranë tij.

    “Kur fillova të kuptoja dhe të nxirrja videoklipin tim të parë, nëna ime ndërroi jetë, ka vdekur ditën e tetë marsit”.

    “Dhe unë si vizionar që doja të dilja ndryshe. Nëna ime quhet Shabane si do ta bëja dhe thura një emër që funksionoi shumë bukur, që më ka shoqëruar deri tani. Nga Shabane në Sabian”, citon Top Channel fjalët e tij.

    “Kjo është një mënyrë që ta kisha pranë vetes gjatë gjithë kohës”, shtoi më tej këngëtari.

    Që prej asaj dite këngëtari shprehet se çdo gjë ka shkuar siç duhet dhe se ka krijuar një karrierë të suksesshme e të bukur.

    Ndryshe, në të kaluarën, Sabiani ka treguar se emri i tij i vërtetë ka qenë Lorenc.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark