×
  • Sport
  • Sport

    Nuk po i ec mirë Pirlos si trajner – pranë shkarkimit nga Sapmdoria

    Insajderi
    02 October 2023 - 13:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Andrea Pirlo është në rrezik serioz të shkarkimit pasi Sampdoria pësoi një tjetër humbje në shtëpi, e cila i la në vendin e parafundit në Serie B.

    “Blucerchiati” synonin të ishin në garë për t’u ngjitur në Serie A pas rënies së tyre nga kjo kategori sezonin e kaluar, madje kaluan edhe në pronësinë e ish-patronit të Leeds United, Andrea Radrizzani.

    Drejtimi i skuadrës i është besuar ish- trajnerit të Juventusit dhe Fatih Karagumruk, Pirlo, por sezoni ka nisur jashtëzakonisht dobët.

    Tifozët filluan të protestojnë gjatë humbjes 2-1 në shtëpi ndaj Catanzaro, e cila i la ata në pozicionin e parafundit me vetëm tre pikë nga tetë ndeshje.

    Sipas “Calciomercato” drejtuesit e klubit duket se do të mbajë besimin te Pirlo të paktën deri në ndeshjen e ardhshme kundër Ascolit, duke pritur për të marrë një vendim gjatë pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark