×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Nuk po i publikojnë vendimet”, Kurti kritikon mediet

    Insajderi
    16 December 2023 - 12:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ka kërkuar të gjithë anëtarëve të Këshillave lokale që nga viti i ardhshëm të përgatiten për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vitin 2025, raporton Ekonomia Online. Në mbledhjen e fundit të Këshillit të VV-së, për këtë vit, Kurti u tha anëtarëve  tha se viti 2024 për të gjitha qendrat e VV-së duhet të jetë vit i përgatitjes dhe mobilizimit për proceset zgjedhore, ku theks iu dha zgjedhjeve lokale.

    “Kjo është mbledhja e fundit për këtë vit. Vështir të gjenet një forum politik që e ka kaq aktiv Këshillin më të rëndësishëm organizativ, madje edhe në Ballkan. Viti 2024 duhet të jetë i aktivizuar për zgjedhjet e vitit 2025 lokale. Kandidatët për kryetar duhet që të njoh kërkesa dhe shqetësimet e secilit qytetarë. Qendrat duhet të realizojnë takime për kresat e qytetarëve, të jemi afër tyre. Nuk do t’i zgjedhim metoda pararendësve që kanë qenë fasadë”.

    Kurti kritikoi mediat, pasi tha se shumë nga vendimet që i merr Qeveria nuk paraqiten fare apo në rastin më të mirë paraqiten pjesërisht në pjesën dërmuese të spektrit mediatik.

    “Ne nuk kemi zgjedhur e as nuk do t’i zgjedhim metodat e pararendësve tanë për sponsorime që në thelb janë fasadë. Ne kemi komunikuar në vazhdimësi me qytetarë, s’e kemi ndërprerë asnjëherë komunikimin me ta. Prandaj, të arriturat e qeverisë, vendimet që merren, duhet të paraqiten e shpjeguar për qytetarët nga strukturat e Lëvizjes. Vetëm kësisoj informacioni është objektiv, i drejt dhe i padevijuar”.

    “Ka shumë njerëz që duhan të bashkohen me VV, ne duhet të shkojmë te ata e tu ofrojmë kushtet. I kemi katër kryetar shembullor të komunave, 6 me dy ne veri që janë shembull organizimi. Duhet të analizohen e të studiohen nga të gjithë këto komuna”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark