×
  • Lajme
  • Insajderi

    Nuk u bë deputet se Kurti loboi haptazi për Elbert Krasniqin, Berisha tregon telashet që i ka me Vetëvendosjen

    Insajderi
    07 August 2022 - 21:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Veton Berisha, kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane dështoi të bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021. Kjo sipas tij për arsye të vjedhjes e blerjes së votave nga partia e Elbert Krasniqit por edhe për shkak se kandidati për kryeministër atëkohë, Albin Kurti bëri fushatë haptazi që të votohet partia e Krasniqit.

    Berisha në intervistë për InDoks tregon se si Albin Kurti haptazi lobonte për Elbert Krasniqin. Përmend fushatat në tri komuna konkrete.

     “Këtë rast kryetari i LVV-së asaj kohe tani kryeministër i Kosovës ka qenë në tri fushata zgjedhore në komunitetin egjiptian, një në Prizren, një në Gjakovë dhe përmbylljen e fushatës e ka bërë në Fushë Kosovë, në një ambient ku jeton dhe vepron komuniteti egjiptian dhe janë videot publike ku ai bën thirrje që të mos votohet partia e Veton Berishës por të votohet partia e Elbert Krasniqit për faktin që partia e tij do të punojë me z.Kurti”, u shpreh Berisha.

    Sipas tij, Elbert Krasniqi është në shërbim të kryeminsitrit i cili ia besojë ministrinë dhe jo komunitetit të tij.

    “…. ndërsa Veton Berisha nuk do të punojë, dhe kjo është me të vërtetë është një ndërhyrje jo e drejt sepse ka ndiku në vendimin e qytetarëve që mendoj që veç tani e kanë kuptuar që ka qenë një zhgënjim dhe një lloj mashtrimi në kuptimin e asaj që me marrë një deputet i cili i shërben vetëm pushtetit dhe nuk i shërben komunitetit të tij, dhe situata mund të vërehet nga ajo se në çfarë gjendje është komuniteti edhe ministri dhe deputeti i shërben kryeministrit dhe jo komuniteti të tij”, deklaroi ai.

    Berisha tregon se ku i bazon dyshimet e veta lidhur me ‘fitoren’ e partisë së Elbert Krasniqit.

    “Ne kemi një parti, e cila përfaqëson komunitetin egjiptian është Iniciativa e Re e Kosovës me një deputet, i cili po ashtu deputet edhe parti që i kemi dyshimet tona për ardhjen e tyre edhe në Kuvend për faktin që aktivitet i tyre ishte po thuajse i shuajtur dhe çuditërisht në zgjedhjet e shkurtit ato dolën partia e parë por edhe këtu ne i kemi pasur vërejtjet tona”, tha ai.

    Në këtë intervistë Veton Berisha tregon se ku fillojë ftohja mes raportit të tij me kryeministrin aktual të vendit, Albin Kurtin.

    Pakënaqësitë thotë se filluan qysh nga  vitit 2019-të. Në momentin kur kërkuan një ministër nga radhët e komunitetit egjiptian.

    “Realisht relacioni jonë i dëmtuar me thënë kështu, është prej vitit 2019-të prej zgjedhjeve të para kur Z.Kurti e mori pushtetin, dhe jam prej të parëve që kam qenë në mbështetje të z.Kurtit dhe jam gëzu personalisht që ka ardhur një ndryshim sepse edhe ne e kemi besuar se do të bëhet më mirë për neve, komuniteteve dhe kam qenë i pari prej të parëve në vitin 2019 kam marrë rreth 5100 vota dhe kam qenë një prej deputetëve më të votuar dhe i kam pasur 2 deputetë në kuadër të Partisë Liberale Egjiptiane dhe pak ditë, 1-2 ditë pas rezultatit preliminare kam shku dhe e kam taku z.Kurti dhe i kam ofruar mbështetje dhe me ata kolegë prej komuniteve më kanë përkrahë dhe kemi shkaur bashkë më i dhënë përkrahje, i kemi pasur bisedat tona që kanë qenë kryesisht rreth interesit të komuniteteve tona, çka ne kërkojmë prej zotit Kurti, kërkuam qasje ndryshuese….”, tha Berisha.

    “…dhe për komunitetin egjiptian ka qenë momenti ta kemi një ministër egjiptian, dhe kjo kërkesa e ministrit për z.Kurti në atë kohë ka qenë e absurdit të vet po ashtu  nuk kemi marrë një përgjigje e cila ka qenë në përputhje me fuqinë politike qe e kemi pasur tek e fundit kemi qenë partia më e votuar prej shumicës së komuniteteve”, deklaroi ai.

    Kërkesa e tyre për ministër sipas tij nuk ishte kushtëzim, siç u morë nga vet kryeministri e zyrtarët e lartë të LVV-së.

    “Në atë kohë bëri bujë mediale sepse në media u transmetu që unë e kushtëzova z.Kurti, nuk ishte kushtëzim, ishin kushtet tona cilat janë për bashkëqeverisur edhe ne interpretimin e disa mediave doli që unë e kushtëzova, në fakt ishte kushte sepse këto ishin kushtet tona, nuk ishte kushtëzim, shantazh por kërkesat tona ishin publike dhe kjo ndodhi që disa prej zyrtarëve të lartë të VV-së që me kohë e morën për të keq dhe normalisht kjo fillojë në një lloj hakmarrje dhe një lloj largimi dhe distancomi prej meje në kushtet që për mua kanë qenë të pranueshme që me kohë ti bëjë publike”, tha Berisha në InDoks.

    Më 13 mars të vitit 2021, Veton Berisha, kryetari i i Partisë Liberale Egjiptiane atëkohë kandidat për deputet, ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese dhe tek Institucioni i Avokatit të Popullit lidhur me votat e partisë “Romani Iniciativa” në vendbanimet e komunitetit me shumicë serbe në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

    Berisha në ditën e dorëzimit të ankesës u shpreh se pret nga Gjykata Kushtetuese të veprojë në formë sa më të shpejt. Shtoi se me këtë veprim dëmet që iu janë shkaktuar komunitet egjiptian janë të mëdha.

    “Unë pres dhe besoj fuqishëm në profesionalizmin e Gjykatës Kushtetuese që përfundimisht këtë dukurin e orkestrimit dhe këtë tendencën me marrë Lista serbe shtetin e Kosovës në ‘dorë’, besoj që Gjykata Kushtetuese do ta jep fjalën e fundit”, tha ai.

    “Unë pres dhe besoj fuqishëm në profesionalizmin e Gjykatës Kushtetuese që përfundimisht këtë dukurin e orkestrimit dhe këtë tendencën me marrë Lista serbe shtetin e Kosovës në ‘dorë’, besoj që Gjykata Kushtetuese do ta jep fjalën e fundit”, tha ai.

    Berisha po ashtu ka dorëzuar ankesë edhe tek Avokati i Popullit për shkak, që siç tha ai me këto veprime të institucioneve ka elemente të shkeljeve të të drejtave të njeriut që janë bërë nga PZAP dhe Gjykata Supreme.

    Për rastin e Berishës nga komuniteti egjiptian dhe Albert Kinollit nga komuniteti rom një opinion e ka dhënë edhe Avokati i Popullit, të publikuar në muajin gusht të vitit 2021.

    “Avokati i Popullit konsideron se institucionet e Republikës së Kosovës duhet të jenë përgjegjëse dhe garantues për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në tërësi, duke respektuar plotësisht dhe pa dallim përcaktimet kushtetuese lidhur me të drejtat zgjedhore dhe të pjesëmarrjes”, thuhet në përfundimin e nxjerr nga Avokati i Popullit.  

    Berisha në InDoks sqaroi se në cilat komuna pati më së shumti keqpërdorim të votës.

    “Ataku më i madh që na është bërë neve ka qenë komuna e Graçanicës për faktin që në atë komunë ka qenë orkestrimi më i madh që ka ndodh dhe vota më së shumti që ka marrë Iniciativa Rome për faktin që në atë komunë janë 400-500 banorë të komunitetit romë, ndërsa së fundmi kanë marrë 1870 vota dhe në komunat tjera siç ishin Kamenica, Mitrovica e Veriut, Leposaviq dhe gjitha banimet ku kishte banorë serbë. Dhe kjo Iniciativë kishte marrë vota për ta, por nga votues serbë”, deklaroi Berisha.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark