×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Nuk u mor vesh kush pyeti më shumë”, Berisha tregon pyetjet që i bënë prokurorët e SPAK

    Insajderi
    23 January 2024 - 12:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish kryeministri Sali Berisha doli sot nga izolimi në shtëpi, pas 25 ditësh, dhe iu drejtua Prokurorisë së Posaçme ku u mor në pyetje për dosjen e privatizimit të ish-Kompleksit Sportiv “Partizani”.

    I pyetur se cilat ishin pyetjet që i drejtuan prokurorët e SPAK, ish-kryeministri Sali Berisha tha se “nuk u mor vesh kush drejtoi më shumë pyetje, ata mua apo unë atyre”.

    “Mjeranë që ripërsërisnin trillimet e tyre. Se ligji thoshin… ku u tregova ligjin e 2004 dhe nenin për shpronësimet. Por ata e kanë fshehur. Pyetje konkrete: kishin marrë një listë personash, a i njeh ti këta. Se nga e kishin marrë listën. Më pyetën se çfarë pune ka bërë Malltezi. Ishin jashtë procedurës. Ke dijeni ti për ardhjen e atij gjeneralit. Ai s’ka asnjë lidhje me privatizimin. Pse u ndryshua ligji i sporteve. Në 2007 u bë të jepej me koncesion, në 2008 u rikthye te ligji i pronave. Rama është personi… nëse Berisha s’ka asnjë firmë në procesin e blerjen, ia ka një sërë firmash. Akuza që më bëhet se e ndryshova destinacionin për të favorizuar Malltezin, është njësoj si të thuash se bleva Ramën për të favorizuar dhëndrin. Rama ka firmosur ndryshimin e destinacionit, kur ishte pronë shtetërore. Si ka mundësi që Rama firmos lejen e sheshit të ndërtimit dhe ju nuk guxoni ta përmendni. Si ka mundësi që injoroni emrin e Ramës, kur gjykata e ka dënuar”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark