×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Nuk ua pagoi orët shtesë punëtorëve”, dërgohet në përmbarim QKMF e Drenasit

    Insajderi
    09 November 2023 - 15:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Drenas, Urgjenca është dërguar në përmbarim. Ky vendim vjen pasi Inspektorati i Punës e kishte dënuar me gjobë ndërsa e njëjta QKMF nuk e kishte përfillur.

    Në qershor të këtij viti QKMF në Drenas, urgjenca është dënuar me gjobë prej 2500 euro për mos respektim të drejtave të punës. Kjo pasi nuk i ka kryer me kohë obligimet e pagesave ndaj punëtorëve të kësaj qendre për punën në orarin shtesë.

    ”Punëdhënësi duke angazhuar/lejuar punonjësit me gjatë se orët e punës të lejuara ka vepruar në kundërshtim me dispozitën e Ligjit të Punës“, thuhej në vendim ndër tjerash.

    Por, këtë vendim nuk e mori seriozisht kjo qendër mjekësore.

    Me 2 tetor Inspektorati i Punës që është në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, ka ushtruar kërkesë për parambarim nën arsyetimin se QKMF Urgjenca në Drenas nuk ka kryer obligimin e pagesës për të cilin ekzistonte vendimi.

    Në fund të muajit të kaluar Përmbaruesi Privat e ka caktuar përmbarimin. Në vendimin e siguruar nga Gazeta Insajderi thuhet se përmes bllokimit të llogarive bankare do realizohet pagesa e paraparë prej 2500 euro.

    Detyrohet debitori që në emër të përmbushje së obligimeve nga dokumenti/titulli përmbarimor të lartcekur, brenda afatit prej 7 (shtatë) ditësh nga data e dorëzimit të urdhrit, t’ ia paguaj kreditorit shumën prej 2,500.00 Euro dhe të gjitha shpenzimet e procedurës përmbarimore që do të krijohen prej momentit të dorëzimit të këtij propozimi”, thuhet në vendim.

    Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë me drejtorin e QKMF-së Drenas, Ismet Bogiqi, por ai nuk ka kthyer përgjigje. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark