Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian në muajin mars.
Giresse në këtë grumbullim ka ftuar 26 futbollistë.
Anise kishte zëra në opinion se njëri nga të ftuarit do të jetë edhe sulmuesi i NS Mura, Mirlind Daku, mirëpo kjo nuk ka ndodhur.
Me t’u publikuar lista e Kombëtares së Kosovës, ka reaguar vetë Daku nëpërmjet të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Stërvitja e parë zhvillohet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, të hënën, në orën 15:00, derisa paraprakisht përzgjedhësi Giresse në orën 11:00, në “Emerald”, do të paraqitet në konferencë para gazetarëve.
Ndeshjen e parë në kuadër të kësaj fushate kualifikuese “Dardanët e zhvillojnë më 25 mars në Tel-Aviv, derisa ndeshjen e dytë më 28 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /lajmi.net/