×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk vijë me ça dërrasa”, “ti e ke tradhtu VV-në”, përplasje në Komisionin Hetimor për rezerva

    Insajderi
    11 March 2024 - 12:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me replika të ashpra në mes të deputetit të Vetëvendosjes, Driton Hysenit të dhe deputetes së LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka kaluar mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin me rezervat shtetërore. Hyseni për t’i ikur temës, i kërkoi llogari Kica Xhelilit pse ka kaluar në LDK, kurse Xhelili i tha se ‘pa Vjosa Osmanin dhe Guxo, VV nuk do ta merrte kurrë rezultatin që e mori më 14 shkurt’.

    Ishte deputeti Driton Hyseni ai që kur mori fjalën, pati disa kritika për anëtarët e Komisionit dhe kryetarin Rashit Qalaj.

    Tutje, debati u shndërrua në debat personal, kur deputeti i Vetëvendosjes ia përmendi me gjuhë skandaloze deputetes Kica Xhelili, kalimin e saj në LDK.

    “Për cdo rast kur dikush nga anëtarët e këtij Komisioni ka një propozim në tavolinë, mund të propozohet dhe të ecet tutje. Në mbledhjen e kaluar unë jam privuar nga kjo e drejtë, madje jam privuar edhe nga e drejta e fjalës kur në fund të mbledhjes e kërkoja, të jap argumentet e mia nga konstatimet që jepnin këto koleget e LDK-së, sidomos deputetja Kica Xhelili, por m’u pamundësua sepse pajisjet që kishim në dispozicion shfrytëzoheshin nga tre persona këtu”, tha Driton Hyseni

    “Nuk jam ithtar që kur çështjet parimore që duhet të trajtojmë sic janë propozimet e deputetëve dhe duhet t’i vendosim në votim, ato injorohen nga ana juaj, ku ju edhe gjestikulacione reagoni se nuk mund të hudhet një propozim i deputetit në votim. Kjo nuk ka sens. Edhe nëse është propozimi më i gabuar nuk mund ta shkelni kështu në formë arbitrare dhe sipas dëshirave tuaja. E dini që ne përfaqësojmë votat e qytetarëve dhe e dini që rezultatin e zgjedhjeve nuk mund ta ndryshojmë në Komisione parlamentare”, tha tutje Hyseni, teksa shtoi se “e kuptojmë edhe sikletin e deputetëve që ushtrojnë mandate të vjedhura nga forcat që kanë garuar”.

    Por deputetja e LDK-së, mendon se kjo është strategji e deputetëve të pushtetit, për ta ‘përbishtënuar’ punën e Komisionit për rezerva shtetërore.

    “Digresion nga tema, mund të bëjmë sat ë duam. Nëse mblidhemi të flasim për një Komision parlamentar, është gjithmonë arsyeja pse nuk flasim për këtë Komision. Këtë çështjen e votave, një gjë duhet ta keni parasysh, pa Vjosa Osmanin, pa Listën Guxo asokohe, ju kurrë në jetë nuk do të mund ta shihnit 50 %. Fatkeqësia është që një pjesë e madhe e deputetëve tuaj, publikisht dhe privatisht, nuk i referohen asaj vote që ka qenë si diçka substanciale, përkundrazi kur e diskutojnë atë fushatë pak e hiç e përmendin Listën në vetvete e më shumë vetëm Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen. Ne jemi të djathtë, Lista ka qenë e djathtë, në çdo concept të mundshëm, ka qenë për sundim të ligjit, në çdo koncept të mundshëm”, tha Doarsa Kica-Xhelili.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark