×
  • Lajme
  • Insajderi

    Nuk votohet pro rishikimit të buxhetit dhe rritjes së pagave në sektorin publik

    Insajderi
    27 July 2023 - 12:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shumica e deputetëve e Kuvendit të Kosovës nuk votuan pro rishikimit të buxhetit të Kosovës dhe rritjen e pagave të sektorit publik.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se 14 deputetë votuan për, kundër 58 dhe katër të tjerë abstenuan.

    Diskutimet për këtë pikë të rendit të ditës kishin mbaruar në seancën e 22 qershorit, sot ishte vetëm votimi i projekt-rezolutës nga interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rritja e pagave në sektorin publik”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark