×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Numër rekord i vizitorëve në “Prishtina International AutoShow”

    Insajderi
    13 May 2017 - 16:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në diten e trete te Panairit “Prishtina International AutoShow” eshte shenuar nje numer rekord i vizitoreve, te cilet e kan vizitu kete panair nga te gjitha anet e Kosoves.

    Ekrem Tahiri, nga kompani MODUS, bashkeorganizatore e ketij panairi tha: “Panairi ka zgjuar nje interesim te jashtezakonshem dhe fluksi i njereve qe po e vizitojne eshte i pandalshem. Sot, sigurisht edhe pse eshte dite pushimi, numri i vizitoreve eshte dukshem me i madh sesa ne ditet e kaluara. Deri me tani sipas te dhenave qe ne i [psedojme, panairi eshte vizitu nga me shume se 9,000 persona” tha Z. Tahiri.

    Kurse Bujar Hoxha Kryetar i Shoqates se Importueseve te Autorizuar te Automjeteve te Reja (SHIAR) tha: “Panairi po del te jete nje sukses apsolut, permes te cilit kompanite pjesemarrese po kan mundesi me i prezantu nga afer modelet me te reja te veturave te tyre, por edhe te kontaktojne direkt me te vizitoret te cileve po ju japin informata te detajizueme. Automjetet po shiten vazhdimisht dhe pergjate ketyre diteve jane shitur nje numer i konsiderueshem automjetesh. Me te dhena te plota do te dalim ne diten e fundit te panairit,” perfundoi Z. Hoxha.

    Panairi “Prishtina International AutoShow” po mbahet ne sallen e Panaireve ne Shkabaj (Prishtine) dhe te pranishme ne kete panair jene brendet: Alfa Romeo, Audi, Citroën, Dacia, Fiat, Ford, Hyundai, Infinit, Jaguar, Jeep, Land Rover, Mercedes, Nissan, Peugeot, Porsche, Renault, Seat, Skoda, Suzuki, Toyota dhe Volkswagen.

    Paniri “Prishtina International Autoshow” do te jete i hapur edhe neser (e diel) nga ora 10:00 deri ne ora 20:00.

    Ky panair po organizohet nga Shoqata e Importueseve te Autorizuar te Automjeteve te Reja (SHIAR) ne bashkepunim me kompanine e specializuar per organizim te evenimenteve “MODUS”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark