Lëvizja e Albin Kurtit është duke prirë me 48% të votave të fituara, pas numërimit të rreth 60% të votave.
Tashmë janë numëruar mbi 1 mijë e 431 vendvotime nga 2 mijë e 382 sa janë gjithsejt.
Këto janë rezultatet e para preliminare të publikuara nga KQZ-ja, shkruan Gazeta Insajderi.
Sipas të njëjtave rezultate PDK deri tani ka 18% të votave, LDK 13% dhe AAK 7%.