Pas numërimit të mbi 15 për qind të votave për zgjedhjet nacionale, Lëvizja Vetëvendosje prin me vota të fituara në Komunën e Prishtinës para PDK-së.
Vetëvendosje, pas numërimit të 17 për qind të votave, ka arritur të fitojë 35 për qind të votave, ndërkaq PDK ka arritur të marrë 33 për qind të votave.
LDK është e treta në Komunën e Prishtinës me 21 për qind të votave të fituara.
Këto janë rezultate preliminare, ku janë numëruar vetëm 17 për qind të votave në Prishtinë.