Lëvizja e Albin Kurtit prinë me 47.12% të votave të fituara, pas numërimit të rreth 35 për qind të votave.
Tashmë janë numëruar 862 vendvotime nga 2 mijë e 382 sa janë gjithsejt.
Këto janë rezultatet e para preliminare të publikuara nga KQZ-ja, shkruan Gazeta Insajderi.
Sipas të njëjtave rezultate PDK deri tani ka 18% të votave, LDK 13% dhe AAK 8%.