×
Show / Fashion

Numri i këmbës tregon se sa gjatë do të jetoni

Insajderi
10 May 2019 - 17:46
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tanimë edhe një studim i ka konfirmuar hulumtimet e mëhershme të një studimi suedez – madhësia e këmbës e parashikon jetëgjatësinë tuaj!

Anketimi i fundit që ka përfshirë mijëra meshkuj e gra, e ka konfirmuar punën e ekipit të ortopedëve suedezë në vitin 1987, të cilët e kishin thënë të njëjtën gjë: numri i këmbës tregon sa gjatë jetoni, transmeton Telegrafi.

“Sado befasuese që mund t’ju duket, madhësia e këmbës e parashikon jetëgjatësinë”, ka deklaruar Dr. Hans Bjors, epidemiolog nga Stokholmi, i cili e ka raportuar këtë studim.

“I kemi përdorur të dhënat e kompjuterizuara për t’i krahasuar njerëzit nga çdo zonë e Suedisë. E kemi studiuar moshën në të cilën kanë vdekur dhe shkaktarin e vdekjes, dhe kemi zbuluar se madhësia e këmbëve definitivisht ndërlidhet me jetëgjatësi”, ka shtuar ai.

Përderisa studimi nuk ka gjetur ndonjë lidhje direkte mes madhësisë së këmbës dhe sëmundjeve individuale apo mes gjerësisë së këmbës dhe jetëgjatësisë, hulumtuesit kanë thënë se patjetër ekziston një lidhje mes madhësisë së këmbëve dhe jetëgjatësisë.

Sidoqoftë, hulumtuesit kanë përpiluar një listë e cila tregon se sa gjatë mund të jetoni varësisht nga numri i këmbëve që e keni.

Te femrat:

Numër 35: 64-69 vite
Numër 36: 70-76 vite
Numër 37: 77-82 vite
Numër 38: 78-84 vite
Numër 39: 73-75 vite
Numër 40: 70-72 vite
Numër 41: 67-70 vite
Numër 42: 66-69 vite

Te meshkujt:

Numër 41: 73-77 vite
Numër 42: 75-82 vite
Numër 43: 74-79 vite
Numër 44: 67-72 vite
Numër 45: 66-69 vite.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark