×
  • Showbiz
  • Show

    Numri i madh I ndjekësve në Instagramin e Luizit, reagon Kiara

    Insajderi
    29 April 2023 - 13:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Moderatorja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Kiara Tito është kthyer në një ndër emrat më të komentuar të momentit.

    Pas largimit për herë të dytë nga BBVA, Kiara është bërë aktive në rrjetet sociale duke treguar mbështetje të vazhdueshme për Luizin, i cili ishte finalisti i parë i BBVA.

    Edhe së fundmi, Kiara ka bërë një tjetër postim të radhës duke postuar në llogarinë e saj në Instagram një imazh përkrah Luizit.

    “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, -7 ditë deri në finale. Me Luizin fitues”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e postimit.

    Kiara ndërkohë, mbrëmë (e premte) njoftoi hapjen e një llogarie të re të Instagramit për Luizin që do të menaxhohet nga ajo deri sa këngëtari të dalë nga BBVA.

    Llogaria me emrin ‘itsluizejlli’ pati ‘shpërthime’ të ndjekësve dhe deri më tani ka arritur afro 240 mijë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark