×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Numri i madh pompave në Kosovë, naftëtarët i drejtohen me letër Kurtit: Merrni masa!

    Insajderi
    20 December 2023 - 14:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shoqata e Naftëtarëve i është drejtuar me një letër kryeministrit, Albin Kurti dhe Ministres së Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari.

    Ata i kanë kërkuar Qeverisë, të miratojë një vendim përmes së cilit të ketë kritere për ndërtimin e pikave të reja të karburantit, shkruan Insajderi.

    Po kërkojnë që kriteret të vendosen sipas standardeve të BE-së dhe të ketë distancë në mes pikave të karburantit.

    Berjani thekson se kërkesa e tyre është në të mirë të vendit dhe të bizneseve, por që deri më tani ka shkuar në “vesh të shurdhër”.

    “Sa i përket problemeve me te cilat ballafaqohet shoqata e naftarëve, neve po e paraqesim një kërkesë e cila është edhe në të mire të biznesit por edhe në te mirë të vendit, andaj ju njoftojmë se kemi kërkuar që të ketë kritere për ndërtimin e pikave të karburantit sipas standardeve të BE-së dhe kategorikisht kemi qenë kundër ndërtimit të pikave të reja të karburantit, por kërkesa jonë ka hasur në vesh të shurdhet deri më tani”.

    “Një prej standardeve të BE-së është distanca në mes të pikave të karburantit në rrugë lokale-komunale prej 5 deri në 10 km, rrugë magjistrale prej 10 deri në 15 km si dhe në autostradë prej 20 deri në 25 km. Andaj ne kerkojmë nga ju që të merrin masa sa ma shpejtë që është e mundur lidhur me këte qështje shumë të ndijshme pasi që jemi shteti më i vogël në botë, kurse në anën tjetër kemi më se shumti pika karburanti në botë”.

    “Prandaj e vlerësojmë shumë angazhimi e juaj që të vendosni kritere në ketë aspekt dhe që këto kritere të bëhen me Vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës si dhe te respektohen në tërësi nga të gjitha bizneset që merren me këtë veprimtari”, thuhet mes tjerash në letër.

    Fadil Bejrani për Insajderin tha se letra i është dërguar Kurtit gjatë ditës së mërkurë dhe presin që ai të merr masa sa më shpejt.

    “Ligji i naftës nuk kaloi mbi një dekadë, shpresojë që kryeministri Kurti do t’i ndalë edhe ndërtimet e pikave të karburantit dhe të ketë kritere”, shtoi Berjani për Insajderim.

    Përmes kësaj letre, ata i kanë kërkuar që të ketë kritere sa i përket ndërtimit të pikave të reja të karburantit sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

    Në letrën e dërguar kryeministrit të njëjtit kanë kërkuar që distanca mes karburanteve të jetë sipas standardeve të BE-së, në rrugë komunale prej 5 deri në 10 kilometra në rrugë magjistrale prej 10 deri 15 km dhe në autostradë prej 20-25 km.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark