×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Numri i të vdekurve nga tërmeti në Japoni shkon në 30

    Insajderi
    02 January 2024 - 08:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Numri i njerëzve që humbën jetën nga tërmet i fuqishëm në Japoni, i cili shkaktoi shembjen e shtëpive dhe shkaktoi paralajmërime për cunami, tashmë dihet të jetë 30.

    Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, thotë se tërmeti ka shkaktuar viktima të shumta dhe dëme të mëdha.

    Rreth 1000 shpëtimtarë janë duke kërkuar për njerëz që mendojnë se mund të jenë të bllokuar nën rrënoja.

    Ushtria japoneze ka shpërndarë furnizime duke përfshirë ushqim, ujë dhe batanije për ata që u është dashur të largohen nga shtëpia.

    Të gjitha këshillat për cunami tani janë hequr përgjatë Detit të Japonisë, që do të thotë se nuk ka më rrezik për një ngjarje të tillë.

    Presidenti Joe Biden thotë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë çdo ndihmë të nevojshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark