×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Nushi: Haxhiu po sheh film për momentin, e mbylli derën e veturës kur më pa

    Insajderi
    30 November 2022 - 21:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka reaguar për vrasjen e një gruaje shtatzënë para Klinikës së Gjinkekologjisë në QKUK.

    Ai ka thënë se mbrëmjen e së mërkurës e ka parë ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një kinema duke shikuar film.

    Ai në rrjetin social Facebook ka rrëfyer se e takoi ministren, ajo mbylli veturën dhe vazhdoi rrugën për të parë filmin.

    “Albulena aktualisht eshte duke kqyre film ne kinema. Shkova me kqyr film ne Kino Armata. Me te hyre e kuptova qe ishte organizim i ministrise se drejtesise ne kuader te 16 diteve te aktivizmit kunder dhunes ne baza gjinore. Shume njerez me kravata, zyrtar te ministrise duke shpernda fletushka kunder dhunes. Une dola sigurisht, dhe rruges takova Ministren e cila ishte ne veture dhe kur me pa e mbylli veturen. Une vazhdova rrugen i gerrditur nga pamja, kurse ajo vazhdoi rrugen per me kqyre filmin. Nje grua u vra, ministrja po vazhdon me kqyre film momentalisht”, ka thënë ai.

    Një grua ka mbetur e vdekur në oborrin e QKUK’së, para repartit te Gjinekologjisë. Dyshohet se është vrarë nga ish- burri i saj. Raportohet se gruaja ishte shtatzënë.

    Policia ka konifrmuar rastin sipas tyre viktima është 35-vjeçe. Burime brenda Gjinekologjisë i kane treguar Insajderit se e ndjera ishte e shtrirë në këtë repart.

    Ajo iu kishte thënë infermierëve se po dilte deri te kioskat në oborrin e QKUK’së për kishte dalë për të blerë gjëra ushqimore.

    Pasi kishte kryer blerjet, ajo ishte ulur për të pushuar pak tek ulëset në oborrin e Gjinekologjisë.

    Aty ishte shfaqur ish-bashkëshorti i saj, i cili e vrau me armë zjarri.

    Burimet e Insajderit tregojnë se ndaj viktimës janë shkrepur disa plumba.

    Pas aktit makabër, ish-bashkëshorti i saj është arratisur.

    Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, e moshës 35 vjeçe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark