×
  • Lajme
  • Lajme

    Nushi i PSD-së: Arben Vitia është kthyer për të dështuar prapë

    Insajderi
    26 December 2022 - 14:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kanë filluar reagimet ndaj emërimit të Arben Vitisë në pozitën e ministrit të Shëndetësisë.

    Sekretari Organizativ i PDS-së, Nol Nushi, ka thënë është kthyer përsëri dhe do dështojë përsëri si herave të tjera si ministër i Shëndetëisë.

    Nushi ka thënë se ai kishte përgjegjësi për lirimin e masave të cilat shkaktuan mijëra të infektuar e dhjetra të vdekur.

    Ai ka ngritur dyshime se gjatë kohës sa ishte ministër i Shëndetetësië, spitali ku u punësu Vitia ishte zhvilluar shumë.

    “Me pas u emerua drejtor i spitalit privat i cili u zhvillua shume perderisa Vitia ishte minister. Tash kthehet prap per te deshtuar prap.”, ka shkruar ndër të tjera në Facebook.

    Ndryshe Nushi këtij shkrimi ia ka bashkëngjitur fotografinë ku shkruan “Dr. Hipokriti”

    Lajmin për emërimin e Vitisë e ka konfirmuar Zyra e Kryeministrit.

    Shkrimi i tij:

    Arben Vitia ishte emeruar minister per te bere fushate per kryetar komune.

    Deshtoi si minister, e deshtoi edhe ne fushate.

    Ai ishte pergjegjes per hapjen e masave qe shkaktuan mijera te infektuare dhjetera te vdekur. Per kete ka Kallezim Penal.

    Me pas u emerua drejtor i spitalit privat i cili u zhvillua shume perderisa Vitia ishte minister. Tash kthehet prap per te deshtuar prap.

    Kaq per shendetesine publike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark