×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Nxënësit e shkollave ruse do të mësohen se si të përdorin dronët luftarakë

    Insajderi
    24 July 2023 - 11:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të gjithë nxënësve të shkollave ruse duhet t’u mësohen bazat e funksionimit të dronëve luftarakë.

    Në përditësimin e fundit të inteligjencës britanike është thënë se një senator rus ka njoftuar se mësimet do të përfshijnë “si të kryhet zbulimi i terrenit dhe mënyrat për t’u kundërvënë mjeteve ajrore të armikut pa ekuipazh”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Dhe që nga shtatori, mësimeve do t’i bashkohen trajnimi me pushkë sulmi, aftësitë për granata dore dhe ndihma e parë luftarake.

    Ato thuhet se do të jenë nën një program të rishikuar “Bazat e planprogramit të sigurisë së jetës” për nxënësit e viteve 10 dhe 11, shtoi ministria.

    Siç thuhet më tej, shtytja e ripërtërirë në aftësitë ushtarake për fëmijët është kryesisht një përpjekje për të “kultivuar një kulturë të patriotizmit të militarizuar” në vend të krijimit të “aftësisë së vërtetë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark