×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Nxënësit kërcënojnë me armë mësuesen, evakuohet shkolla në Gjermani

    Insajderi
    08 November 2023 - 22:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një incident i rëndë është regjistruar ditën e mërkurë në Gjermani, ku dy nxënës të mitur kanë kërcënuar me armë zjarri një mësuese.

    Ngjarja ka ndodhur në një shkollë fillore në Frahmstrasse dhe ka ngritur autoritetet në alarm, të cilët brenda pak minutash kanë evakuuar nxënësit e tjerë.

    Fëmijët që i drejtuan pistoletën janë 12-16 vjeç, teksa ende nuk dihet nëse janë nxënës së kësaj shkolle të vendosur në lagjen Blankenese të qytetet.

    Policia ka nisur hetimet teksa ka bllokuar dhe disa rrugë për të bërë të mundur kapjen e të miturve të armatosur, pasi mund të përbëjnë rrezik dhe kalimtarët e tjerë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark