×
  • Lajme
  • Insajderi

    Nxënësit shqiptarë në Luginë detyrohen ta këndojnë himnin serb, “Ku është Qeveria e Kosovës”, pyet Kryetari i Preshevës

    Insajderi
    07 September 2022 - 15:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka reaguar pasi himni i serbisë iu është detyruar për intonim nxënësve Preshevar atje. Arifi ka pyetur cilat aktivitete e zhvillime janë ndërmarrur dhe planifikuar në këtë drejtim nga Qeveria e Republikës së Kosovës kur flitet për reciprocitetin, shkruan Insajderi.

    Në ditën e parë të shkollës në Preshevë nxënësit detyrohet të intonojnë himnin serb, kjo për Arifin është shqetësuese pasi edhe simbolet kombëtare e shqiptare janë të ndaluara.

    “Në dokumentin që po ndaj me ju, pasqyrohet vendimi për detyrimin e intonimit të himnit serb “Bože Pravde” në shkollat shqiptare të Luginës së Preshevës. Tani shtrohet pyetja retorike, si qëndron e tëra kjo me të drejtat elementare të shqiptarëve në Luginë, kur dihet se simbolet kombëtare shqiptare janë të ndaluar. Kur jemi tek reciprociteti, cilat aktivitete e zhvillime janë ndërmarrur dhe planifikuar në këtë drejtim nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Arifi në facebook.

    Ai shtoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është i mirëseardhur për vizitë në shkollën Fillore me të madhe shqiptare në Luginën e Preshevës.

    “Kryeminstri Kurti është i mirëseardhur për vizitë në Shkollën Fillore më të madhe shqiptare në Luginën e Preshevës, të njoftohet për së afërmi me ketë padrejtësi dhe njëmijë padrejtësi të tjera”, shkroi në vazhdim Arifi.

    Postimi i plotë:

    Se këndejmi, Shqiprim Arifi ka kritikuar qeverinë e Kosovës dhe të Shqipërisë për  mos mbështetje të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës. Në një intervistë për Gazetën Insajderi kritikat e tij kanë qenë të ashpra ndaj qeverisë Kurti dhe politikat që po i ndjek kjo qeveri për mirëqenien e shqiptareve të Luginës.

    Kosova i kishte premtuar 2 milionë euro për Luginën e Preshevës, por ende nuk i ka ekzekutuar. Arifi thotë se mos ndarja e këtyre mjeteve po i dëmton shumë projektet që janë  përgatitur atje dhe që parashihet të financohen nga këto mjete.

    Ai fajëson njeriun e afërt me Albin Kurtin, ministrin Liburn Aliu që ka gisht në mos dhënien e këtyre mjeteve. Sipas tij, kjo po ndodh për shkak të lidhjeve familjare që Liburn Aliu ka me ish kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani. Arifi thotë se ai personalisht nuk mund të kontrollohet nga Qeveria Kurti duke pretenduar se ish-kryetarja, Ardita Sinani është kontrolluar.

    Në anën tjetër, kryetari Arifi nuk u takua as me delegacionin e lartë të qeverisë kosovare, Besnik Bislimi e Arbërie Nagavci të cilët vizituan Preshevën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark