Gazeta Insajderi merr vesh që sot në Manastirin e Deçanit derisa po mbahej një meshë, tre persona kanë bërë veprime provokuese.
Ata ishin në një veturë me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.
Të njëjtit pas meshës janë ndaluar nga Policia e Kosovës.
“Këta tre persona me udhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë nën dyshimin për nxitje të urrejtjes dhe mos-durimit”, ka thënë për Insajderin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Insajderi merr vesh që të ndaluarit për 48 orë janë dy ushtarë të Serbisë dhe një student.
Ata, sipas burimeve të Gazetës Insajderi, edhe gjatë intervistimit nuk kanë shprehur pendesë, por për kundrazi kanë qenë këmbëngulës e arrogant në mesazhin e tyre që sipas tyre “Kosova është Serbi”. Prokuroria në Pejë e ka parë këtë si akt provokimi të tyre dhe me të dalë nga mesha, janë ndaluar, arrestuar, e dërguar në mbajtje