×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “A ju kujtohet kur Albin Kurti i bërtiste policit të Kosovës “o majmun, pse nuk po shkon në veri?”

    Insajderi
    11 December 2022 - 09:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi, ia ka rikujtuar kryeministrit Kurti deklaratën kur i bënte thirrje policit të Kosovës të mos shkonte në veri të vendit.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Gjoshi iu ka drejtuar Kurtit, duke i thënë se “O Albin, a po e sheh që nuk është mirë t’i drejtohesh policit të shtetit tënd “o majmun”?

    Madje, Gjoshi ka rikujtuar kohën kur Ministri i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla i gjuante policët me kubëza betoni.

    “O Xhelal, a po e sheh që nuk është mirë kur je në opozitë t’i sulmosh policët e shtetit tënd, por duhet t’i respektosh pavarësisht politikës?” – shkroi ndër tjerash ai.

    Postimi i plotë:

    A ju kujtohet Albin Kurti kur i bërtiste policit të Kosovës “o majmun, pse nuk po shkon në veri”?

    O Albin, a po e sheh që nuk është mirë t’i drejtohesh policit të shtetit tënd “o majmun”?

    2.

    A ju kujtohet Xhelal Sveçla kur i gjuante policët e Kosovës me kubëza betoni?

    O Xhelal, a po e sheh që nuk është mirë kur je në opozitë t’i sulmosh policët e shtetit tënd, por duhet t’i respektosh pavarësisht politikës?

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark