×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “O dal unë nga studio, ose të del ai”, përplasen Kica-Xhelili me analistin

    Insajderi
    01 February 2024 - 22:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Analisti politik, Ylli Hoxha, e ka kritikuar deputeten e LDK-së, Doarsa Kica – Xhelili, me pretendimin se nuk ka reaguar ndaj një deklarate të Lumir Abdixhiku, i cili e kishte akuzuar studion e “Debat Plus-it”, për propagandë qeveritare.

    Hoxha iu drejtua deputetes duke i thënë se cili është qëndrimi i saj ndaj deklaratave të shefit të saj.

    “Keni ngritur dyshime dhe keni etiketuar studion e Debat Plusit duke thënë se janë propagandistë të Qeverisë”, ka deklaruar Hoxha.

    Ndërkaq, deputetja tha se kanë informata se sondazhi i UBO-CONSULTING, ka qenë i fabrikuar dhe rezultatet kanë qenë të njëanshme.

    Më pas debati u intensifikua mes analistit Hoxha dhe deputetes Kica – Xhelili, ku kjo e fundit kërkonte që Hoxha të ndalej e të mos “bërtiste” kundrejt saj.

    Hoxha vazhdimisht insistonte se Kica – Xhelili është dashur të distancohej nga gjuha e Abdixhikut.

    Deputetja në një rast iu drejtua moderatorit Panduri, duke i thënë “Ose le të del ky nga studio ose po dal unë”.

    Më pas ky diskutim u ndëpre dhe nuk pati nevojë që asnjëri ta lëshonte studion.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark