×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘O i dehur, o zagar’: Plas sherri live mes analistit shqiptar dhe deputetit të PS-së

    Insajderi
    20 July 2022 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Hapja e negociatave ka shkaktuar debat mes analistit Fitim Zekthi dhe deputetit të PS-së, Etjen Xhafajt.

    Zekthi e akuzoi Xhafajn se po bën cinizma për të mbrojtur qeverinë e Edi Ramës, në një kohë kur sipas tij duhet të ulin kokën para popullit.

    Debati ka agravuar deri në atë pikë ku analisti e ofendoi deputetin duke e quajtur “zagar”.

    Pjesë nga debati:

    Zekthi: Kriza është që bëjmë politikë për gjithçka, edhe Kosova edhe marrëdhëniet me Greqinë me BE janë pjesë e politikës dhe interesave të partive.

    Kemi një politikë epshore.

    Nuk them se nuk e duan integrimin por duan më shumë interesin e tyre personale dhe nëse bie ndesh nuk pyesim.

    Rama tha lam kockat për të futur Shqipërinë në BE kurse PD la kockat për të kundërtën.

    Sado të fshehim të vërtetën, partitë në Shqipëri, përderisa këtu nuk shpërndahet pasuria

    Xhafaj: (qesh)

    Zekthi: Ti mund të jesh një zagar njeri që vepron kështu mos bëj cinizma. Mos qesh se jam njeri serioz, lere cinizmin.

    Xhafaj: Mos qesh unë se do ti? Nuk kalohet në ofendime personale. Paske ardhur me objektiv të caktuar, nëse nuk mban dot shpërthimet…

    Zekthi: Nuk i përballoj dot personat që sillet kush është si i dehur në studio. Nuk fyej njeri./Tema/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark