Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka qëndruar sot në Komunën e Obiliqit.
Ai ka thënë se kjo komunë është vendosur për Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Qytetarët e Obiliqit, përplot vullnet dhe entuziazëm, sot i garantuan fitoren Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Hoti në Facebook, transmeton Periskopi.
Kujtojmë se krerët e LDK-së sot kanë vizituar edhe komunën e Podujevës dhe Fushë Kosovës, ndërsa pritet të vizitojnë edhe Lipjanin.