×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Objekte misterioze ndriçojnë qiellin mbi Kaliforni

    Insajderi
    03 April 2024 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Banorët në jug të Kalifornisë mbetën të habitur nga një pamje misterioze, ku disa objekte me vija ndriçuan qiellin gjatë natës.

    ‘Rripat’ e ndritshëm u vunë re rreth orës 1:30 të mëngjesit të së martës.

    Përdoruesit në internet raportuan se e kishin parë atë në të gjithë rajonin, nga Temecula, qarku Orange, Los Angeles dhe më gjerë.

    Shumë prej tyre madje morën guximin, të japin përgjigje për origjinën e dritave që ndriçuan qiellin në Kaliforni.

    Disa spekulonin se është e mundur të ketë qenë meteor apo kometë, derisa tjerët pretendonin se bëhej fjalë për pasojat e shpërthimit të raketës Falcon 9 të SpaceX që u ngrit në qiell nga Vandenberg. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark