×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    OBSH: Urdhri për evakuim të spitaleve, i barabartë me dënimin me vdekje

    Insajderi
    14 October 2023 - 23:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dënuar ashpër urdhrat e Izraelit për evakuim të 22 spitaleve që po trajtojnë më shumë se 2000 pacientë në veri të Gazës.

    “Detyrimi i më shumë se 2000 pacientëve që të shkojnë drejt jugut të Gazës… mund të jetë e barabartë me dënimin me vdekje”, thuhet në një reagim të OBSH-së.

    OBSH-ja ka thënë se punonjësit shëndetësorë në masë të madhe kanë zgjedhur të qëndrojnë me pacientët në të njëjtat vende, në vend se t’i rrezikojnë pacientët në gjendje të rëndë.

    OBSH-ja ka paralajmëruar po ashtu se shumë civilë po kërkojnë strehim rreth spitaleve.

    Komunikata e organizatës përfundon duke i bërë thirrje Izraelit që menjëherë t’i tërheqë urdhrat për evakuim dhe të mbrojë objektet shëndetësore, punëtorët, pacientët dhe civilët.

    Të paktën 70 persona, në mesin e tyre gra e fëmijë, kanë vdekur kur kolona me automjete është bombarduar në Gaza të shtunën. Mijëra palestinezë janë duke u larguar nga veriu në jug të Gazas me urdhër të Izraelit. Autoritetet palestineze kanë thënë se në mesin e të vdekurve ka fëmijë dy-vjeçar

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark