Sot më 04 korrik në ora 10:00, Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ndau mirenjohje për brendin e njohur botëror Shell, për kontributin e dhënë në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe në përmirësimin e imazhit të Kosovës në përgjithësi.
Kjo mirënjohje u nda pasi Al-petrol tani Shell si një ndër brendet më të mëdha botërore arriti që për një kohë shumë të shkurtë të implementoj pikat e shitjes me standarted me të larta botërore, dhe ofrimin e derivateve më kualitative në botë, ku deri në vitin e ardhshem pritet që të implementohen total 58 pika të Shell Licensee në tërë Kosovën.
Në këtë rast Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës z. Safet Gerxhaliu tha që bashkepunimi në mes Al Petrol dhe Shell, sjell besueshmëri për brendet tjera të mëdha që t’ia mësyjne tregut të Kosovës.
“Hapja e karburanteve Shell tregon që Kosova ka ambient dhe besueshmëri për investime, gjë që shfaqet edhe për bizneset Kosovare si AL petrol dhe z. Latif Kryeziu, që e forcon partneritetin me Shellin si një brend botëror me performance dhe kualitet të lartë. Prania e Shellit ne Kosove do të jetë një mesazh për të gjitha brendet botërore, qoftë për Mercedesin ose brendet tjera europiane, që të vijnë në Kosovë, sepse ne vendin tonë ka ambient për të bërë biznes të mirëfillt, kjo është një dëshmi që Shelli vulos që Kosova është në Ballkanin Perëndimor, por Ballkani Perëndimor është Europë, dhe ardhmërinë e kemi te gjithë së bashku në këtë rrugëtim”
Wim Riegman, përfaqësuesi nga Shell tha qe jemi krenar që tani edhe në Kosove, ofrojmë produktet tona kualitative, dhe kjo tregon që jemi shembull i mirë për zhvillimin dhe përmirësimin e imazhit te Kosovës:
“Jemi krenar qe jemi në tregun e Kosoves, tani mund të shesim derivate kualitative qytetarëve të Kosovës, dhe të ju sellim standarte shume të larta në Shtetin e Kosovë. Ne e kemi sjell edhe derivatin V-power, i cili ështe derivati më i mirë në botë të cilin e kemi zhvilluar së bashku me Ferrarin, një partner afatgjatë i SHELL, dhe ferrari është një shembull i mirë që tregon se besnik është Shelli me partneret e tij, dhe kjo do të jete një shembull i mirë se si do të jetë partneriteti në mes Shell dhe AL-Petrol, këtë e shohim si një hap shumë te madh për zhvillimin ekonomik të Kosovës”.
Presidenti i Al-Petrol tha se me ardhjen e brendit Shell në Kosovë kemi përmiresuar imazhin e Kosovës.
“Kosova i ka hequr brengat për furnizim me derivate cilesore dhe ne mburremi me aktivitetin e Odës që është gjithmonë në përkrahjen tonë, siç është rasti sot që i ndan mirënjohjen Shellit. Sot në Kosovë, ne e kemi një brend më të madhin në botë dhe me derivatet me superiore, duke sjellë edhe derivatin V-power. Me ardhjen e brendit me të njohur në botë, ne kemi ndihmuar edhe zhvillimin e Kosovës, sepse
kemi shume industri automobilistike të cilat kanë hezituar që të hyjnë në tregun e Kosovës për shkak se nuk ka qenë ndonjë brend i njohur, mirëpo tani i kemi hapur dyert edhe investitorëve tjerë, ku kemi dhënë edhe shembull se si brendet e mëdha botërore munden të zhvillojnë afarizëm dhe investime, pasi Kosova ka një ambient të mirefillt për zhvillime të bizneseve tha z.Kryeziu.