×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ofendime dhe sharje të rënda mes mërgimtarit dhe policit në Viti – VIDEO

    Insajderi
    25 January 2022 - 18:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shoferëve dhe policisë së trafikut rrugor  iu bie shpesh të përplasën. Një rast prej tyre është publikuar.

    “Plus Televizion” ka publikuar një video ku shihet një debat i fortë, mes një shoferi dhe një polici lidhur me pretendimet për vozitje të shpejtë. 

    Siç shihet në pamjet e publikuara vozitësin që ishte mërgimtar nga Holanda, e ka ndaluar policia për shkak të shpejtësisë.

    Shoferi, që sipas medias lokale, është mërgimtar, pretendon se nuk ishte shpejt, ndërsa polici shprehet i bindur se shoferi ka bërë kundërvajtje.

    Incidenti raportohet se ka ndodhur në Pozheran të Vitisë, natën e 23 janarit, kur shoferi i cili teksa po udhëtonte në rrugën kryesore të fshatit ndalohet nga dy zyrtarë policorë që ishin duke patrulluar në ato momente.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark