×
  • Showbiz
  • Show

    Ofendoi kosovarët- Pse Bledi Mane “u martua” me një vajzë nga Kosova?

    Insajderi
    19 February 2023 - 10:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bledi Mane, gazetari i cili u bë së fundi pjesë e “Big Brother VIP Albania”, është komentuar për deklaratat e tij lidhur shqiptarët e Kosovës. Përveç se dha deklarata raciste se kosovarët janë ende te lakra dhe pleskavica e nuk dinë ta përdorin vajin e ullirit, ai ka ofenduar edhe gjininë femërore.

    Le ta nisim me një citat të Manes, i cili sikur donte të krekosej se shqiptarët e Shqipërisë flasin më bukur dhe më afër standardit tha se vajzat e Kosovës “janë të adhurueshme derisa nuk flasin”.

     “Një vajzë kosovare është e adhurueshme për aq kohë sa nuk flet”, ishte shprehur ai.

    Megjithatë, duket sikur për lojën Mane la prapa “urrejtjen” ndaj shqiptarëve të Kosovës.

    Brenda shtëpisë së “Big Brother Albania VIP”, ai së bashku me këngëtaren nga Kosova “kurorëzoi dashurinë”.

    Dyshja, madje edhe u puthën.

    Me këngëtaren Latifi, Mane pati edhe debate. Kjo e fundit natyrisht se iu kundërvu kur përqeshi shqiptarët e Kosovës.

    Mane kishte ripërsëritur qëndrimet e tij se shqiptarët e Kosovës nuk kanë kulinari (kuzhinë) të mirë, për shkak se nuk e përdorin dhe nuk e dinë se çfarë është vaji i ullirit.

    Banorja nga Kosova, këngëtarja Nita Latifi i kishte reaguar duke i thënë: “Bën shaka ti?”.

    Në një intervistë të fundit për Gazetën Nacionale, Mane u shpreh se shqiptarët e duan dhe e respektojnë njëri – tjetrin, duke shtuar se bashkimi Kosovë – Shqipëri do të vijë shumë natyrshëm.

    Megjithatë, nuk jemi të sigurt nëse një bashkim të tillë do ta dëshironte Mane.

    *Shënim: Ky tekst nuk paraqet qëndrimet e Gazetës Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark