×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    OJQ-të kërkojnë të shpallet sa më parë konkursi për Kryeprokuror të Shtetit

    Insajderi
    04 March 2024 - 13:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Organizatat jo-qeveritare IKD, FOL dhe INPO, i kanë bërë thirrje Këshillit Prokurorial të Kosovës që të shpallë konkursin e ri për Kryeprokuror të Shtetit.

    Sipas koalicionit të OJQ-ve, procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit nuk ka siguruar meritokraci, objektivitet dhe se kandidatët nuk janë trajtuar në mënyrë të barabartë.

    “Më 17 tetor 2023, Presidentja e Republikës së Kosovës ka njoftuar se nuk e ka dekretuar kandidatin e propozuar nga KPK për Kryeprokuror të Shtetit, duke e kthyer këtë proces në Këshillin Prokurorial të Kosovës. Fatkeqësisht, kur po bëhen pesë (5) muaj nga nxjerrja e këtij njoftimi nga Presidentja e Republikës së Kosovës, KPK ende nuk ka vepruar në drejtim të zhvillimit të një procesi meritor dhe transparent për përzgjedhjen e kandidatit për Kryeprouror të Shtetit. Veprimi i vetëm i tyre ka qenë ripropozimi, pa proces të ri konkurues, i emrit të njejtë për dekretim si Kryeprokuror të Shtetit”, thuhet në thirrje.

    “Vendimi i Presidentes së Republikës së Kosovës konfirmoi gjetjet e kualicionit të OJQ-ve që monitoruan procesin e përzgjedhjes së kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit. Sipas koalicionit të OJQ-ve, procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit nuk ka siguruar meritokraci, objektivitet dhe se kandidatët nuk janë trajtuar në mënyrë të barabartë, çka sipas koalicionit ky proces është shoqëruar me shkelje të shumta të procedurave”.

    Tutje në thirrjen e tyre thuhet se ndaj këtij procesi kanë reaguar edhe Ambasada Amerikane, ajo Gjermane dhe Zyra e Bashkimit Evropian.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark