×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    OKB thotë se nuk është në gjendje të dërgojë ndihma në Gaza

    Insajderi
    17 November 2023 - 12:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    OKB-ja ka thënë se nuk do të sjellë sot ndihma në Gaza, sepse nuk mund të komunikojë me stafin në terren, pasi linjat telefonike dhe internetin janë fikur që dy ditë si dhe ka mungesë karburanti.

    Agjencia e ndihmës e OKB-së që ndihmon palestinezët tha se kjo mund të ndryshojë shpejt nëse komunikimet dhe karburantet rikthehen, shkruan BBC.

    Në fillim të kësaj jave, një cisternë dërgoi karburant në Gaza për herë të parë që nga fillimi i luftës mes Hamasit dhe Izraelit.

    Ndryshe, Izraeli ka sulmuar Gazën e drejtuar nga Hamasi nga ajri dhe nga toka që kur militantët vranë 1200 civilë – sipas Izraelit – dhe morën 240 pengje.

    Hamasi thotë se më shumë se 11,000 palestinezë janë vrarë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    20 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark