×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Oksigjen mjekësor apo industrial” – Gazetari kërkon nga Prokuroria të vërtetojë dyshimet e familjarëve të vdekurve nga Covid-19

    Insajderi
    03 April 2022 - 21:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bujar Vitija, gazetari që mbulon fushën e Shëndetësisë ka folur për dyshimet e tij lidhur me përdorimin e gazit medicinal në Kosovë.

    Vitija i ftuar në InDoks të Gazetës Insajderi foli për ‘luftën’ e të siguruarit oksigjen të mjaftueshëm për pacientët e prekur nga koronavirusi.

    “Ka qenë njëfarë lloj ‘lufte’ e Qendrës Klinike Universitar të Kosovës dhe spitaleve rajonale për të siguruara bombolat e oksigjenit për pacientët e tyre, kjo pastaj ka shkaktu edhe situatën kur spitalet në njëfarë mënyre janë detyru të bëjnë zgjidhje të tjera përveç tyre ligjore, por t’u furnizu me oksigjen”, ka thënë ai.

    Vitija përmendi rastin konkret se si një Spital në rajon u furnizua nga një kompani e pa licencuar për oksigjen.  

    “Kujtojmë Spitalin e Vushtrrisë i cili është furnizu nga kompani të pa licencuara me oksigjen mjekësor e madje fatkeqësisht ka pasur dyshime që ky oksigjen ka qenë edhe industrial nuk ka qenë fare për përdorim mjekësor, gjë që nuk është vërtetu nga organet kompetente mirëpo gjë që do të duhej të bëhej në fakt, të vërtetohej nëse ka qenë oksigjen mjekësor apo industrial për të hequr të gjitha dyshimet sidomos për familjet e prekura nga të cilat kanë pësuar me familjarët e tyre nga Covid-19 prandaj çështja e oksigjenit ka qenë një prej problematikave kryesore të menaxhimit të pandemisë”, ka thënë ai për InDoks.

    Përpos kësaj VIitija thotë se gjithë ky diskutim për oksigjenin solli një të mirë.

    “E mira e kësaj çështje ka qenë se megjithatë është kthy vëmendja e institucioneve për rregullimin e këtij problem dhe në fund të 2020-ës në fillim të 2021-ës u bë një zgjdihje sa i përket infrastrukturës sa i përket furnizimit me oksigjen në QKUK dhe Spitale duke u shut kapacitet e rezervarëve apo tankeve dhe duke u shtu rrjeti qendror i oksigjenimit në repartin, në klinika dhe kësisoj sot megjithatë jemi në një situatë ku pothuajse të gjitha spitalet e përgjithshme dhe një pjesë e madhe e klinikave të QKUK-së tani më kanë sistem të oksigjenimit dhe kanë kapacitete të shtuara të tankeve për oksigjen të lëngët”, u shpreh gazetari Vitija.

    E muaj më parë InDoks pati transmetuar dokumentarin “Misteri i Oksigjenit në Kosovë”. Aty ishte shpërfaqur edhe pse spitalet në qytetet e tjera ishin detyruar ndonjëherë të merrnin edhe oksigjen nga kompani të pa licencuara.

    InDoks pati publikuar një seri komunikimesh që janë zhvilluar në mes të Spitalit të Prizrenit dhe SHSKUK-së. Këto komunikime kanë përmbajtje shqetësuese. Në to, ka edhe reagime shumë të ashpra nga Prizreni në drejtim të institucionit që drejtohet nga Valbon Krasniqi. “A na tregoni se ku mund të shkojmë me këtë sasi kur dihet që i kemi 60 persona në oksigjeno-terapi”. “Reagoni sa nuk është vonë”, i thuhet qendrës në raste të tjera. Në një rast madje i është shënuar direkt që me këtë sasi oksigjeni që po e merrte Prizreni, e që ishte e pakët po rrezikohej jeta e pacientëve.

    Pasi që pothuajse për shumë raste Spitali i Prizrenit ankohej se ka mungesë oksigjeni, përgjegjësi kjo e Qendrës, ata iu shkruajnë se ne “nuk mbajmë përgjegjësi për më të keqen që mundet me ju ndodh pacientëve”

    Në këto shkëmbime Prizreni në shumë raste tregon që atyre iu mungon deri në 50% e sasisë që duhej ta kishin pasur parasysh numrin e pacientëve më Covid 19. 

    Dokumentari i plotë – Misteri i oksigjenit nën hetime

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark