×
  • Showbiz
  • Show

    “Oktopodi” i ndeshjes Shqipëri-Çeki, si e parashikoi rezultatin e saktë Shkurte Fejza

    Insajderi
    13 October 2023 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Jo vetëm që këndoi këngën “Mora fjalë“, e solli shumë emocione në stadionin “Air Albania” , këngëtarja Shkurte Fejza parashikoi dhe  rezultatin e ndeshjes Shqipëri-Çeki.

    Megjithëse tha se është shumë e emocionuar për përformancën e saj, e pyetur nga mediat në Shqipëri para fillimit të ndeshjes, ajo parashikoi dhe rezultatin, për të cilën tha se do të jetë 3 me 0.

    “Rezultati dhe mendimi vjen gjithmonë nga dëshira. Njeriu e humb ndonjëherë ndoshta, por prej dëshirës unë do doja të jetë 3:0 . Neve ta kemi në dorë fitoren, kjo është dëshira ime”, tha ajo.

    Ndryshe përformanca e këngëtares Shkurte Fejza,  elektrizoi 22 mijë tifozë  në stadionin “Air Albania”, derisa këndoi këngën ‘Mora Fjalë’.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark