×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Olluri: Mirë shumë që po bastiset kuzhinieri i Kurtit, Ridvani i “Bukë e Zemër”

    Insajderi
    18 August 2023 - 09:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri ka komentuar bastisjen që sot u realizua në restorantin “Bukë e Zemër”, pronë e Ridvan Muharremit.

    Duke ironizuar Olluri ka shkruar “Mire shume qe po bastiset kuzhinieri i Kurtit, Ridvani i “Buke e Zemer”.

    “Qe ne Rusi askush nuk ka guxu per me bastise Prigozhinin, kuzhinierin e Putinit”, shkroi ai.

    “Po Kurti duhet me kuptu qe ne jemi ne Evrope dhe se nuk jemi terren i pelleshem per zhvillimin e autokracise dhe diktatures. Pushtetet jane te ndara ne demokraci”, është shprehur Olluri.

    Aksioni i policisë erdhi pas publikimit të incizimeve për skandalin e grurit dhe vajit.

    Muharremi, që është pronar i restorantit “Bukë e Zemër”, dyshohet se është ndërmjetës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark