×
  • Lajme
  • Lajme

    Olluri për intervistën e Thaçit nga Haga: E lansoi një goditje ndaj Qeverisë Kurti

    Insajderi
    04 September 2023 - 21:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Parim Olluri, gazetar, në Pressing të T7, ka komentuar intervistën që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dhënë me shkrim për Nacionalen.

    Fillimisht, Olluri tha se intervista ka qenë e cenzuruar për shkak të rrethanave në të cilat ajo është kryer.

    Por për Ollurin, mënyra sesi Thaçi flet për vizitën e Edi Ramës në Hagë është një replikë ndaj kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit.

    ”Ai ka pasur kohë me dërgu përgjigjen me shkrim, nuk ka qenë intervistë për ngut dhe fakti që vendosë me shpalosë detaje për Edi Ramën, me tregu për emocionet në vizitën e tij, me ju referu si emocion vëllazëror që Edi Rama i ka dërgu edhe libra, me këtë ai i ka bërë një replikë Kurtit”, ka thënë ndër tjerash Olluri.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    03 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark