×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Olluri për Ramën e Mehajn: Dy hajgarexhinjë nga diaspora që po abuzojnë me të mirat publike

    Insajderi
    14 August 2023 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri ka komentuar takimin e sotëm mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama dhe ish-ministrit të mbrojtjes, Armend Mehajt, ku Rama i dhuroi çelësin e kryeqytetit Mehajt.

    Olluri i ka cilësuar të dy si hajgarexhinjë që sipas tij po abuzojnë me të mirat publike.

    “Nje hajgarexhi qe jeton ne Londer ia jep çelesin e Prishtines nje hajgarexhiu qe jeton ne Oslo. Ky eshte abuzim i te mirave publike”, ka shkruar ai.

    Ai ka shtuar se sjellja e tyre është demotivuese për qytetarët.

    “Kjo eshte demotivuese per njerezit qe punojne hakikat per Kosoven. Iu jepet pergjigje e qarte: Nuk ia vlen qe te punohet per Kosoven. Eshte nxitje e njerezve per te ikur jashte Kosoves. Xhamajke, Xhamajke… e ku te munden”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark