Insajderi
Lajme

Olluri: Rama doli në mbrojtje të UÇK-së e fitoi, por Abdixhiku sërish po “tutet” – Ilaç për tutë s’ka

Insajderi
12 February 2026 - 21:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Olluri: Rama doli në mbrojtje të UÇK-së e fitoi, por Abdixhiku sërish po “tutet” – Ilaç për tutë s’ka
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazetari Parim Olluri ka kritikuar lidershipin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke bërë një krahasim të drejtpërdrejtë mes guximit politik të Përparim Ramës dhe qëndrimit të fundit të Lumir Abdixhikut lidhur me rezolutën për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, shkruan Insajderi.

Sipas Ollurit, vendimi i LDK-së për të mos votuar as pro e as kundër kësaj rezolute, tregon një pasiguri që po i kushton partisë në elektorat.

Olluri ka vënë në pah se ndryshe nga Abdixhiku, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pati sukses kur doli hapur në krah të luftës çlirimtare.

“Rama para 4 muajve doli në mbrojtje të UÇK-së. Fitoi. Ama Abdixhiku serish tutet. Ilaç për tutë s’ka. S’kemi çka i bëjmë”, shkroi Olluri.

Në momentin e votimit të rezolutës, nga 10 deputetë të pranishëm të LDK-së në sallë, asnjëri prej tyre nuk ka marrë pjesë në votim. Për më tepër, nga pamjet e siguruara brenda Kuvendit, është vërejtur se vetë lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk ka qenë fare i pranishëm në sallë./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark