×
  • Lajme
  • Insajderi

    Olluri: Skandaloze, në shekullin 21 të thirrët media në bisedë informative

    Insajderi
    19 April 2021 - 23:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri, ka treguar se si është marrë në pyetje nga policia pasi që ministri i Shëndetësisë bëri thirrje që të hetohen mediat për zbulimin dokumenteve konfidenciale.

    Olluri ka thënë se policia e ka pyetur për burimin e lajmit që kishte të bënte me publikimin e detajeve të marrëveshjes mes Ministries së Shëndetësisë dhe Pfizerit.

    “Natyrisht kur tre ministra i demonizojnë mediat, vijnë policia në zyra. Në momenti kur ju kam thanë se burimi mbrohet ligjërisht me kanë thënë se intervistimi vazhdon në stacion, pas presionit publik ata janë tërhequr, duke thënë se jeni vetëm dëshmitarë”.

    Tutje Olluri ka thënë se biseda informative të mediumeve nga policia kanë ndodhur vetëm para luftës.

    “Në bisedë informative vetëm para lufte kanë ndodhur, skandaloze me shku një medium në një bisedë informative në vitin 2021”, ka thënë Olluri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark