×
  • Lajme
  • Insajderi

    Olluri: Thirrne Martin Berishajn, se i njeh disa në Beograd që merren me rrymë

    Insajderi
    15 August 2022 - 10:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtori i Gaszetës Insajderi, Parim Olluri ka ironizuar me faktin se në Kosovë, nga sot kanë nisur reduktimet e energjisë, ndonëse ende jemi në sezonën e verës.

    Olluri si zgjidhje ka propozuar të kontaktohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

    Kjo sepse në mediat e Sllovenisë raportuan se ambasadori kishte marrë 600 mijë euro nga zyra e GEN-it në Beograd dhe ia kishte dërguar kryeministrit të tanishëm të Sllovenisë, Robert Golob.

    “Thirrne Martin Berishajn. Nashta mundet me na ndihmu diçka. I njeh do të Beogradit që merren me rrymë”, shkruan Olluri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark