×
  • Showbiz
  • Show

    Oltën apo Luizin? Me kë do jetë mik pas ‘Big Brother VIP’ Maestro

    Insajderi
    03 April 2023 - 20:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjatë gjithë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP”, Armaldo Kllogjeri, u komentua për qëndrimin e tij balancues mes dy rivalëve Luizi dhe Olta. 

    Por, cilin prej tyre do ketë mik pas formatit? Kjo pyetje i është bërë atij sot në një intervistë në “E diell” ku tha se këtë do ia lëjë kohës. 

    “Kam vënë re që nga komplimentet që kam marrë apo nga ato diskutimet që kam pasur me fansat e mi apo të Luizit, kam kuptuar që ka qenë një tërheqje e madhe e të gjithë shikuesve ndaj këtij Big Brotheri. Unë kam treguar aty brenda që jam një person tolerant, jam një djalë që e vlerësoj lojën dhe po ta keni parë lojën me vëmendje unë ia kam dhënë dorën për atë nominim që ka bërë. Pra kam treguar që në një lojë ti e meriton nëse bën diçka për interesin tënd të lojës. Këtë do ia lëmë kohës, por besoj që do kemi kontakt me njëri-tjetrin mendoj, nuk e di por gjithsesi do ia lëmë kohës.”- tha ai.

    I pyetur nga Beniada se si e shikoj Jorin, ai u shpreh se është qershia e shtëpisë, se ka rrezuar dhe ka dhënë shumë dashuri brenda. Sipas tij Jori ka treguar cilësitë e një vajze të mirë dhe nuk është e rrezikuar për momentin në lojë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark