×
  • Lajme
  • Insajderi

    OMK tregon se sa ankesa kanë pranuar nga pacientët për keqtrajtim nga mjekët

    Insajderi
    04 December 2022 - 20:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu ka folur në InDoks për tashmë fenomenin e trajtimin jo njerëzorë të profesionistëve shëndetësorë ndaj pacientëve.

    Në InDoks të Gazetës Insajderi, Sejdiu ka ndarë statistika të cilët paraprakisht i ka ndarë edhe me institucione tjera, si Ministria e Shëndetësisë e SHSKUK-ja.

    Sipas këtyre të dhënave, nga viti 2018 e deri në fund të nestorit 2022 tek Oda e Mjekëve nga palët janë pranuar 66 ankesa. Janë nisur me vendim hetime, dhe atë nga vet Prokuroria brenda Odës, në 102 raste. Ky mekanizëm brenda Odës, për katër vite ka hetuar plotë 105 raste.

    Aktualisht në Prokurorinë e odës janë nën shqyrtim 16 lëndë.

    Në Odë ekziston edhe Gjyqi i nderit, dhe ky mekanizëm ka pranuar dhe ka shqyrtuar plotë 30 raste.
    Oda nuk ka pranuar që të ndaj me publikun asnjë emër.

    Sejdiu përgjatë emisionit flet edhe për rastin e mos-trajtimit të gruas shtatzënë e cila u vra nga bashkëshorti i saj, pranë Klinikës së Gjinekologjisë.

    “Pa e marrë arsyetimin, do të thotë ne po e shohim edhe me raste tjera p.sh rastin e djeshit vrasjen e asaj shtatzënës nga ish-bashkëshorti ne e shohim që kemi probleme si shoqëri në përgjithësi dhe punëtorët shëndetësor janë pjesë e shoqërisë”, u shpreh ai në InDoks.

    InDoks: Sa mjekë kosovarë po ndiqen për abuzime me pacientë?

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark