×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Onufri” boton librin me tregime të Mariana Enriquez

    Insajderi
    01 July 2023 - 09:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shtëpia e njohur botuese tiranase “Onufri” ka botuar librin me tregime të shkrimtares argjentinase, Mariana Enriquez. Libri ka titullin “Rreziqet e tymosjes në shtrat” dhe është përkthyer nga Erion Karabolli.

    Mariana Enriquez është lavdëruar dhe analizuar për tregimet e saj jokonvencionale e socio-politike që lidhen me makabren. Mbushur me adoleshentë të pabindur, shtriga të shtrembëta, fantazma të pastreha dhe gra të uritura, ato kapërcejnë kufirin aspak të lehtë ndërmjet realizmit urban dhe horrorit. Tregimet në këtë përmbledhje janë po aq tmerruese sa ç’janë edhe sociale, duke i mëshuar të pashprehurës – fetishet, sëmundjet, trupi i gruas, ana e errët e historisë njerëzore – me një urgjencë mbërthyese. Një grua është e fiksuar seksualisht me zemrën e njeriut; një bebe e humbur dhe që po kalbet, zvarritet prej oborrit për te dhoma e gjumit; dy vajza adoleshente nuk e lëshojnë dot idhullin e tyre; një lagje e tërë mallkohet me vdekje kur nuk arrin t’i përgjigjet siç duhet një dileme morale.

    Shkruar në Argjentinën bashkëkohore, me një dashamirësi të madhe për ata që jetojnë në dhimbje, në frikë dhe në harresë, Rreziqet e tymosjes në shtrat është libri më i sofistikuar i Mariana Enriquez-it, dhe më rrëqethësi.

    Shkrimtari nobelist, Kazuo Ishiguro, në gazetën britanike “The Guardian” shkruan kështu për këtë shkrimtare argjentinase:

    “Bota e bukur dhe e tmerrshme e Mariana Enriquez-it, siç shfaqet në librin “Rreziqet e tymosjes në shtrat”, me adoleshentët e trazuar, fantazmat, demonët e kalbur, të pastrehët e trishtuar e të tërbuar të Argjentinës moderne, është zbulimi më entuziazmues që kam bërë prej kohësh në letërsi”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark