×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Onufri” boton romanin e Skënder Buçpapajt

    Insajderi
    08 November 2023 - 22:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtëpia e njohur botuese tiranase “Onufri” boton romanin e ri të Skënder Buçpapajt.

    Romani ka titullin “Njeriu me hënë” dhe do të jetë së shpejti në libraritë e ndryshme shqiptare dhe në panairin e sivjetmë të librit “Tirana 2023”, që do të mbahet nga 15 deri më 19 nëntor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

    Pjesëz nga romani:

    “Juve ju solli në Majën e Thellës sëmundja e detit. E di: Nuk ka sëmundje më të rëndë se sëmundja e detit.” Ky ishte mendimi im i fundit i kësaj bote. “Veç në qoftë më e rëndë sëmundja e maleve,” folën me një zë Bleri dhe Blera. Dhe ky ishte mendimi i parë që unë dëgjova në atë botë.

    Herë më afrohen, për të parë se ata janë Bleri dhe Blera, herë më largohen, që unë të hamendem nëse ata janë vërtet Bleri dhe Blera. At janë fytyrëlule, janë më fytyrëlule se të gjithë fytyrëlulet. Unë afrohem dhe Bleri e Blera më afrohen. Derisa nën këmbët e mia shfaqen re të bardha të cilat notojnë në hapësirë. Mbi koburin tim rrokulliset, sa një gogël, rruzulli i Tokës.

    Dallëndyshet e mia më dorëzojnë dhe kthehen andej nga erdhën.

    Kam folur një jetë me fjalët e mendjes. Sa kam dashur të flas me fjalët e gojës dhe t’ju them: “Mos harroni, o njerëz! Gjumin e fundit e kemi të gjithë ndaras, dikush më herët, dikush më vonë. Por zgjimin e përjetshëm e kemi të gjithë përbashkët, as dikush më herët, as dikush më vonë.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark