×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Onufri” do ta ribotojë romanin “Gjinkallat e vapës” të shkrimtarit Besnik Mustafaj

    Insajderi
    02 September 2023 - 21:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shtëpia e njohur botuese tiranase “Onufri” pritet që së shpejti ta ribotojë veprën artistike “Gjinkallat e vapës”, që është njëri nga romanet më të njohur të Besnik Mustafajt, një shkrimtar dhe romancier i dashur dhe i kërkuar nga lexuesi shqiptar.

    “Gjinkallat e vapës” është botuar për herë të parë në Kosovë, gjegjësisht nga shtëpia botuese “Dukagjini”. Sipas shkrimtari Mustafaj, “Dukagjini” është ënj shtëpi botuese që kishte lindur nën regjimin e aparteidit serb, por ishte e një cilësie estetike që rrallë e gjeje edhe në Paris apo në New York. Më vjen keq që e humbi shkëlqimin atëherë kur nuk pritej, me ardhjen e lirisë.”- thekson shkrimtari në fjalë në njoftimin e tij për ribotimin e romanit të lartcekur.

    Besnik Mustafaj është poet, romancier, eseist, autor i disa librave për fëmijë. Pjesë e aktivitetit të tij ka qenë edhe politika dhe diplomacia

    Besnik Mustafaj lindi në qytetin e Bajram Currit, më 1958. Kreu studimet e larta për gjuhë dhe letërsi frënge në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, më 1982.

    Nga viti 1992-1997 shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Francë, ndërsa në vjeshtë të vitit 2005 u emërua ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

    Prej disa kohësh ai ka hequr dorë nga politika dhe i është përkushtuar tërësisht krijimtarisë letrare.

    Vepra e tij letrare përfshin poezi, tregime, proza për fëmijë, ese, skenarë filmash, romane dhe përkthime.

    Veprat e Besnik Mustafajt: “Vera pa kthim”, “Shqipëria, midis krimeve dhe mirazheve”, “Një sagë e vogël”, “Daullja prej letre”, “Gjinkallat e vapës”, “Ditari i një ambasadori në Paris”, “Boshi”, “Autoportret me teleskop”, “Bishti i kometës”, “Ëndrra e doktorit” etj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark