×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Onufri” riboton romanin “Vera pa kthim” të Besnik Mustafajt

    Insajderi
    25 September 2023 - 13:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Vera pa kthim” është romani i parë i Besnik Mustafajt, shkruar në moshën 26-vjeçare. Ky është botimi i tij i shtatë në shqip.

    Siç autori e ka shpjeguar në librin e tij “Letrat e mia kredenciale”, ky roman paraqet rëndësi themeltare për veprën e tij në prozë. Botimi i parë është në vitin 1989. Është në fakt një variant thellësisht i cunguar: te lexuesi mbërriti afërsisht një e treta e tekstit që njohim tashmë dhe u paraqit si novelë, e përfshirë në librin me tregime e novela me të njëjtin titull.

    Ky roman mbetet, megjithatë, me rëndësi themeltare për veprën letrare të Besnik Mustafajt në prozë. Edhe pse në atë gjendje të sakatuar, “Vera pa kthim” gjeti menjëherë një pritje të ngrohtë dhe zgjoi kureshtje të madhe te lexuesi shqiptar, duke i dhënë autorit, siç pohon ai, besimin për t’iu përkushtuar artit të romanit.

    Vepra u përkthye menjëherë në frëngjisht dhe u botua në revistën “Les lettres albanaises”, të cilën e drejtonte Ismail Kadare. Pikërisht ky përkthim tërhoqi vëmendjen e botuesit të njohur francez “Actes Sud”, i cili, në vitin 1991, vendosi ta botonte.

    Ndërkohë, historia e Shqipërisë sapo kishte ndryshuar. Botuesi francez mundi kështu të merrte versionin e plotë të romanit, për të cilin Alen Boske do të shkruante se është një “roman postsimbolik, i cili mishëron një harmoni të mrekullueshme, ku ndërthuren shumë mirë ndjenja elegjiake me një traditë që mund ta quajmë ilire dhe me thekse të ardhura nga Greqia e vjetër”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark