×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Operacion i komplikuar në ShSKUK, pacientes i hiqen 21 miomë

    Insajderi
    07 November 2022 - 10:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shërbimi Spitalor, Kllinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se, në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është kryer një operacioni i rrallë dhe i komplikuar.

    Një 40 vjeçare e cila ishte me infertilitet (pa fëmijë) i janë hequr 21 miomë nga mitra, duke e ruajtur mitrën, pa dëmtime.

    ShSKUK ka theksuar se, operacioni ka zgjatur më shumë se 4 orë dhe pacientja gëzon shëndet të mirë dhe pas trajtimit post-operativ pritet të lëshohet për në shtëpi.

    “Në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është kryer një operacioni rrallë dhe i komplikuar. 40 vjeçares B.L., e cila ishte me infertilitet (pa fëmijë) i janë hequr 21 miomë nga mitra, duke e ruajtur mitrën, pa dëmtime. Operacioni zgjati më shumë se 4 orë dhe pacientja gëzon shëndet të mirë dhe pas trajtimit post-operativ pritet të lëshohet për në shtëpi”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark