×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Operacion policor në Prishtinë e Lipjan, dy të arrestuar për fajde e detyrim

    Insajderi
    04 October 2023 - 22:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore – Prishtinë, ka zhvilluar një operacion policor në dy lokacione të ndryshme nën dyshimin e bazuar se janë kryer veprat penale ‘Fajde’ dhe ‘Detyrim’.

    Me datë 04.10.2023 DHKOKR ka zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente, me ç’rast në Prishtinë dhe Lipjan është zhvilluar operacioni policor gjatë të cilit janë sekuestruar në cilësi të provave materiale:  Një revole, tre telefona mobil, një automjet, 915 euro, shënime/ evidenca që dyshohet  se ndërlidhen me veprat e lartcekura”, njofton policia.

    Pas arrestimit, dy personat e dyshuar me iniciale L.A. dhe  S.A. janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark